News & Visuals

World Bank Board approves Inspection Panel recommendation on complaint related to the proposed Kosovo Power Project (Albanian)

Available in:English

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Komunikatë për Shtyp

2012/07/IPN

Bordi miraton rekomandimin e Panelit të Inspektimit për ankesën në lidhje me Projektin e propozuar Energjetik të Kosovës

UASHINGTON, 11 korrik 2012 –Bordii Drejtorëve Ekzekutiv iBankësBotërore, më 6 korrik 2012, ka miratuarrekomandimin ePanelit të Inspektimit përankesën në lidhje me Projektin e propozuar Energjetiktë Kosovës.Nërekomandimine tij, Paneli ipranon shqetësimet e ngritura nga Parashtruesit e Kërkesës sitë ligjshmedhe të rëndësishmenga pikëpamja endikimevepotenciale në të ardhmen nga projekti i propozuar,por nuk karekomanduar një hetimnë këtëfazë të hershme tëpërgatitjes së projektit.

Kërkesa për Inspektim. Më 29 mars 2012, përfaqësues të fshatrave lokale dhe tri organizata të shoqërisë civile nga Kosova kanë parashtruar një Kërkesë për Inspektim në lidhje me Projektin e propozuar Energjetik të Kosovës (PEK) dhe Projektin e Asistencës Teknike për Energji nga Linjiti (PATEL), në të cilën ata kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me ndikimet potenciale serioze në aspektin social, ekonomik dhe mjedisor, si dhe në lidhje me atë se si do të adresohet niveli tashmë i lartë i degradimit mjedisor në zonën e projektit. Parashtruesit e Kërkesës kanë qenë gjithashtu të shqetësuar për humbjen e mundshme të vendeve të punës, që lidhet me privatizimin e prodhimit të energjisë dhe minierave, që ka të ngjarë të jenë pjesë e projektit të propozuar.

Paneli e ka regjistruar Kërkesën për Inspektim më 12 prill 2012. Duke pasur parasysh që granti iShoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për PATEL është përmbyllur më 31 Dhjetor 2011, regjistrimi i Panelit nuk e ka mbuluar PATEL-in.

Historiku i Projektit: Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Banka Botërore që t’i siguroj mbështetje në formën e një garancie të pjesshme të rrezikut për investimet e sektorit privat në ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill prej 600 MW, rehabilitimin e një termocentrali ekzistues, si dhe zgjerimin e një miniere me thëngjill linjiti. Sipas Menaxhmentit të Bankës Botërore, objektivi i mbështetjes financiare nga Banka Botërore për projektin e propozuar do të ishte reduktimi i ndikimit mjedisor nga prodhimi i energjisë elektrike dhe forcimi i sigurisë së furnizimit në Kosovë në mënyrë efikase në aspektin ekonomik, të qëndrueshme në aspektin mjedisor, dhe neutrale sa i përket karbonit.

Rekomandimi i Panelit të Inspektimit: Paneli ka shqyrtuar me kujdes Kërkesën për Inspektim si dhe Përgjigjen e Menaxhmentit, dhe ka vizituar Kosovën nga data 31 Maj deri më 2 qershor 2012 për të takuar palët e interesuara relevante dhe për të vizituar vendndodhjen e projektit të propozuar. Paneli pranon legjitimitetin dhe rëndësinë e shqetësimeve të Parashtruesve të Kërkesës rreth ndikimevepotenciale në të ardhmen nga projekti i propozuar, si dhe thekson se mos-zbatueshmëria e politikave të Bankës, nëse do të ndodhë, mund të kontribuoj potencialisht në dëme të llojit të ngritur në Kërkesë dhe të theksuar në raportin e Panelit.

Paneli kupton se disa punë të rëndësishme analitike, siç janë Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS), Planet e Veprimit të Zhvendosjes (PVZH-të) për fshatrat që mund të zhvendosen, si dhe një studim i propozuar rreth aspektit të vendeve të punës, ende nuk kanë filluar. Paneli thekson gjithashtu shpjegimin e Menaxhmentit të Bankës se synon të siguroj që e gjithë puna analitike si dhe punët e rëndësishme përgatitore do të jenë në përputhje me politikat dhe procedurat e Bankës në të ardhmen. Paneli e kupton se ky zotim nënkupton gjithashtu sigurimin se zhvendosja aktuale dhe e ardhshme do të zbatohet në përputhje me politikën dhe dispozitat e Bankës, siç përcaktohet në PVZH-të përkatëse dhe marrëveshjet me familjet e prekura për blerje të tokës dhe për kompensim.

Duke marrë parasysh këtë, vlerësimi i Panelit është se në këtë fazë të hershme në procesin e përgatitjes së projektit dhe para fillimit të VNMS-së për këtë projekt, nuk ekzistojnë aktivitete apo vendime kyçe të Bankës Botërore në lidhje me shqetësimet e ngritura në Kërkesë sa i përket projektit të propozuar, të cilat mund të shqyrtohen nga Paneli si çështje të pajtueshmërisë me politikat. Prandaj, Paneli në këtë fazënuk ka rekomanduar një hetim në lidhje me atë nëse Banka ka vepruar në përputhje me politikat dhe procedurat e saj operative. Paneli thekson se njerëzit e prekur do të mund t’i drejtohen Panelit në një fazë të mëvonshme në ciklin e projektit, nëse ata dëshirojnë.

Rreth Panelit të Inspektimit

Paneli i Inspektimit është themeluar nga Bordi i Drejtorëve i Bankës Botërore në vitin 1993 në mënyrë që të funksionojë si një forum i pavarur për të siguruar përgjegjshmëri dhe mbështetje për komunitetet e prekura nga projektet e financuara nga IBRD / IDA, për të trajtuar dëmet që rezultojnë nga mosveprimi në pajtueshmëri me politikat, dhe për të ndihmuar në përmirësimin e efektivitetit të zhvillimit të operacioneve të Bankës Botërore. Paneli punon për të promovuar një zhvillim më gjithëpërfshirës dhe më të qëndrueshëm, duke u dhënë njerëzve të prekur nga projektet, përfshirë edhe ata të cilët shpesh janë të varfër dhe më të cenueshëm, një zë më të madh në projektet e financuara nga Banka, të cilat i prekin ata.

Procesi i Panelit të Inspektimit ofron mundësi për zgjidhjen e problemeve dhe lehtësimin e rregullimit të ankesave. Për detaje, ju lutemi shqyrtojeniProcesin e Panelit. Për informata se si të parashtroni një kërkesë, ju lutemi klikonikëtu.

Kontaktet:

Në Uashington:Dilya Zoirova, (202) 473-6134,dzoirova@worldbank.org

Në lidhje me Raportin e plotë të Panelit të Inspektimit dhe Rekomandimin për Projektin e propozuar Energjetik të Kosovës, Përgjigjen e Menaxhmentit të Bashkës Botërore dhe Kërkesën për Inspektim, ju lutemi klikoni në lidhëzën e mëposhtme:http://go.worldbank.org/PMU9VGKSB0

Për më shumë informata në lidhje me Panelin e Inspektimit, ju lutemi, vizitoni:www.inspectionpanel.org