News & Visuals

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore diskuton raportin e Panelit të Inspektimit për “Projektin e prodhimit dhe ristrukturimit të sektorit të energjisë në Shqipëri”

Albania Power Sector Press Release Albanian.pdf

UASHINGTON, 22 tetor 2009— Sot, Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore diskutoi Raportin dhe Planin e Veprimit të Ekipit Menaxhues që i përgjigjet një hetimi të Panelit të Inspektimit të “Projektit të prodhimit dhe ristrukturimit të sektorit të energjisë në Shqipëri”.

“Projekti përprodhimin dhe ristrukturimin e sektorit të energjisë” synon ta shtrijë dhe diversifikojë furnizimin e Shqipërisë me energji elektrike të prodhuar në vend, me qëllim që të plotësohet kërkesa në rritje e vendit për energji, duke ndërtuar një central të ri me naftë me përmbajtje të ulët squfuri me fuqi 97 MW. Vitet e fundit, Shqipëria ka vuajtur nga mungesa e energjisë elektrike, gjë që ka ngadalësuarzhvillimin ekonomik, dhe ka sjellë ndërprerje të shpeshta duke prekur popullsinë në mbarë vendin. Në vitin 2002, Qeveria Shqiptare i kërkoi Bankës Botërore të ndihmonte në sigurimin e financimeve nga donatorët për ndërtimin e një termocentrali të ri rreth gjashtë kilometra në veri të qytetit të Vlorës.

Në maj 2007, Paneli i Inspektimit mori një kërkesë për inspektim nga Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës në emër të banorëve të Vlorës. Kërkesa ngriste një sërë shqetësimesh mjedisore, sociale, kulturore dhe ekonomike, që lidheshin me Projektin siç ishte hartuar. Në të citoheshin shqetësime se Projekti do të “…shkatërronte mjedisin, turizmin, zonat e sigurta për peshkim, habitatinnatyror, ekosistemin, kolonitë koralore, si dhe vlerat unike historike dhe kulturore të gjithë Gjirit të Vlorës dhe Lagunës së Nartës”.

Në raportin e vet, Paneli i Inspektimit vë në dukje rëndësinë e Projektit për përmbushjen e nevojave të Shqipërisë për energji elektrike. Megjithate, Paneli konkludoi se Banka Botërore nuk kishte respektuar disa dispozita të politikave të Bankës në lidhje me Vlerësimin e projektit, Vlerësimin mjedisor, Menaxhimin e pasurive kulturore dhe Vlerësimin ekonomik. Gjithashtu, Paneli konstatoi mangësi të ndjeshme në përmbushjen e kërkesave të politikave të Bankës për konsultimet. Megjithatë, Paneli i Inspektimit pranon se termocentrali tashmë është ndërtuardhe vëmendja duhet drejtuar tek funksionimi i tij në të ardhmen.

Verner Kiene, Kryetari i Panelit të Inspektimit, vuri në dukje: “Përsa i takon të ardhmes Paneli shpresh kënaqësinë që Ekipi Menaxhues pajtohet me nevojën për një Plan të detajuar për reagimin ndaj derdhjeve të naftës përpara se termocentrali të vihet plotësisht në punë. Eshtë e nevojshme të sigurohet sa më parë blerja pa vonesë e pajisjes së nevojshme si dhe të ndihmohen autoritetet shqiptare për të ngritur strukturat e duhura për të bërë të mundur një reagim të shpejtë ndaj rrjedhjeve të mundshme të naftës, që mund të kërcënonin Gjirin e Vlorës dhe industrinë e turizimit atje. Paneli konstaton se Banka ka punuar ngushtë me Qeverinë në hartimin e Ligjit për Planifikimin e territorit dhe shpreh kënaqësinë që Ekipi Menaxhues njeh nevojën e një planifikimi të përgjithshëm për Gjirin e Vlorës.”

Ekipi Menaxhues vlerëson konkluzionet e Panelit që termocentrali nuk do t’i tejkalojë kufijtë e lejuar për lëshimin e gazrave dhe shkarkimin e ujërave ftohës; nuk do të ndikojë negativisht nëLagunën e Nartës; dhe nuk ka sjellë ndonjë dëmtim ose shkatërrim të ndonjë trashëgimie kulturore ose të habitateve të rëndësishme natyrore. Një shqetësim i Panelit të Inspektimit ishte se studimi i fizibilitetit dhe ai i vlerësimit të mjedisit u përgatitën nga një firmë e vetme konsulente, e cila nuk është në përputhje me politikën e vlerësimit mjedisor, që kërkon përgatitjen e një vlerësimi mjedisor të pavarur. Ekipi Menaxhues vë në dukje se, nëse në të ardhmen krijohen situata të ngjashme, Menaxherët jo vetëm që do të kenë kujdes që të bëhet një analizë e pavarur e vlerësimit mjedisor nga specialistë të kualifikuar, por ata do t’i kërkojnë Bordit të eliminojë dispozitën specifike të politikave.

Paneli i Inspektimit ngriti shqetësime për tërë procesin e përzgjedhjes së vendndodhjes dhe Ekipi Menaxhues ra dakord që të integrojë më mirë shqyrtimin e çështjeve mjedisore dhe sociale në procese të tilla në projektet e ardhshme. Gjithashtu, Ekipi Menaxhues pajtohet se, në kuadrin e vlerësimit mjedisor, duhet të ishte bërë një vlerësim i plotë i çështjeve sociale dhe duhet të ishin zhvilluar konsultime më të gjera, që do të kishte bërë të mundur një proces më të mirë të vendimmarrjes dhe zbatimit të Projektit. Ekipi Rajonal Menaxhues ka marrë masa që çështjet sociale të konsiderohen plotësisht gjatë fazave të përgatitjes dhe zbatimit të projekteve të ardhshme në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore. Gjithashtu, Menaxhuesit do të marrin masa që vlerësimet e ardhshme mjedisore për projekte të mbështetura nga Banka të përcaktojnë në mënyrë më të plotë zonat që mund të dëmtohen, duke siguruar një njohjemë të gjerë të çështjeve.

Ekipi Menaxhues paraqiti një Plan Veprimi për të trajtuar çështjet e ngritura nga Paneli. Bordi miratoi Planin e Veprimit të Ekipit Menaxhuesdhe u ra dakord që Ekipi do t’i raportojë Bordit në lidhje me zbatimin e Planit të Veprimit pas gjashtë muajsh. Plani i Veprimit përfshin elementët e mëposhtëm: të përqendrohen përpjekjet me qëllim që, përpara fillimit të aktivitetit komercial të termocentralit, të jetë në funksion plotësisht një Plan për parandalimin dhe reagimin ndajderdhjeve të naftës; të bëhet kujdes që, në termocentral, të vazhdojë monitorimi modern i mjedisit edhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit, dhe të shkëmbehen informacione me shoqërinë civile; si dhe t’i jepet ndihmë Qeverisë Shqiptare (përmes një granti nga Fondi për Zhvillimin Institucional) për forcimin e kapaciteteve për zbatimin e Konventës së Arhusit në lidhje me proceset e informimit dhe konsultimit. Ekipi Menaxhues gjithashtu, vuri në dukje se do të vazhdojë të angazhojë Qeverinë Shqiptare në përmirësimet për planifikimin e territorit.

“Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë paguan një çmim të lartë nga mungesat në furnizimin e vendit me energji elektrike”, tha Filip Le Huero, Zëvendës President i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore. “Por janë shqiptarët ata që paguajnë çmimin përfundimtar – duke u privuar nga ndriçimi, ngrohja, ftohja, dhe gatimi, të cilat prekin cilësinë e jetës dhe shëndetit, si dhe u kufizon mundësinë për arsimim. Ne po punojmë me Qeverinë Shqiptare për ta bërë këtë Projekt më të mirin e mundshëm. Ne do t’i përvetësojmë mësimet që përcaktoi Paneli i Inspektimit dhe do t’i zbatojmë ato më gjerësisht në punën tonë.”

Vlerësohet se shpenzimet e përgjithshme për Projektin arrijnë në 112.66 milion dollarë amerikanë. Përveç një kredie prej 25 milion dollarë amerikanë (16.9 milion SDR) nga ShoqataNdërkombëtare për Zhvillim e Bankës Botërore, projekti financohet edhe nga një hua e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) prej 37.5 milion dollarë amerikanë, dhe një hua e Bankës Evropiane për Investimet (EIB) prej 37.5 milion dollarë amerikanë.

Për më shumë informacion për Panelin e Inspektimit, vizitoni: www.inspectionpanel.org.

Për më shumë informacion për punën e Bankës Botërore në Shqipëri, vizitoni: www.worldbank.org.al

Kontakte Media:

Tiranë:

Ana Gjokutaj+355-42-280-655

Agjokutaj@worldbank.org

Uashington:

Elena Karaban+1-202-473-9277

ekaraban@worldbank.org

Paneli i Inspektimit:

Luis Schunk +1-202-458-2500

lschunk@worldbank.org